KRYEFAQJA » LAJME » Rama paralajmëron shpjegime në parlament mbi prishjet e banesave në zonën e Unazës së Re
Procedohen legalizimet abuzive, banorët do të marrin paratë

Rama paralajmëron shpjegime në parlament mbi prishjet e banesave në zonën e Unazës së Re

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se do të japi në parlamentin shqiptar shpjegime mbi prishjet e banesave në zonën e Unazës së Re.”Qysh nga prishja e parë masive në Parkun Rinia, u desh të kalonin mbi 15 vjet prishje për interes publik, që të protestohet me kërkesën për dëmshpërblim për ndërtimet pa leje në shtratin e rrugës! E dini pse? Kjo s’thuhet me një tweet, meriton një shtjellim të plotë para Kuvendit!”. Ndërkohë në media është bërë publike një listë me 17 persona në zonën e Unazës së Re, të cilët kanë dorëzuar për legalizim më shumë se një ndërtim pa leje. Një prej tyre ka tetë ndërtime pa leje. Sipas autoriteteve vetëm 102 familje, nga rreth 300 do të mund të përfitojnë dëmshpërblim.

Sicred