KRYEFAQJA » LAJME » Rama paralajmëron opozitën: Nëse nuk zhbllokon vetingun marrëveshja quhet e prishur!

Rama paralajmëron opozitën: Nëse nuk zhbllokon vetingun marrëveshja quhet e prishur!

Kryeministri socialist Edi Rama ka paralajmëruar opozitën se nëse nuk zhbllokon vetingun marrëveshja quhet e prishur. ” Sali, nëse PD nuk do të zhbllokojë me votat e deputetëve të saj që bashkë me deputetët tanë duhet të përzgjedhin nga lista e ekspertëve anëtarët e dy komisioneve të vettingut, brenda majit, marrëveshja është e prishur”. Deklaratën e tij zoti Rama e bëri gjatë një takimi elektoral në Kashar. Ajo ishte përgjigje ndaj ish kreut të PD Berisha i cili të martën në mbrëmje është shprehur se marrëveshja me socialistët ishte bërë vetëm për të votuar komisionet e vetingun. Sipas zoti Rama, vettingu është arsyeja themelore pse u bë marrëveshja me Partinë Demokratike, por nëse ky proces, fort i domosdoshëm për interesat kombëtare, nuk zhbllokohet, marrëveshja nuk do jetë më e vlefshme.
Duke komentuar një tjetër deklaratë të zotit Berisha se “Të isha unë se kisha bërë marrëveshjen”, zoti Rama tha: “Normal, t’ishe ti do kishte plasur lufta. S’kemi dalë të fusim në luftë njerëzit me njerëzit. Për ne janë të gjithë shqiptare dhe për ne Shqipëria është më e rëndësishme” tha zoti Rama.
Kryeministri socialist ftoi të gjithë shqiptarët, pa dallim përkatësie partiake, që në 25 qershor të votojnë Partine Socialiste, dhe t’i mundësojnë asaj më shumë se 71 mandate në kuvend, në mënyrë, siç u shpreh ai, që ajo të drejtojë e vetme timonin e shtetit.

Sicred