KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Rama paralajmëron nisjen e reformës së ujit: “Më 1 shkurt përfundon “koha e paqes”
Rama paralajmëron nisjen e reformës së ujit: "Më 1 shkurt përfundon 'koha e paqes"

Rama paralajmëron nisjen e reformës së ujit: “Më 1 shkurt përfundon “koha e paqes”

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar të martën fillimin më 1 shkurt të reformës së furnizimit me ujë të popullatës dhe bizneseve, duke paralajmëruar sanksione të rënda për vjedhësit dhe abuzuesit e ujit. “E kemi bërë të qartë në 1 shkurt përfundon “ koha e paqes” në kuptimin e mundësisë për çdo konsumator që përfiton nga lidhjet e paligjshme për t’u legalizuar falas dhe pa pasur më asnjë detyrim për ujësjellësit” tha zoti Rama gjatë një takimi me punonjëss të UK në Fier. “Fillon një proces ku pastaj çdo lidhje e paligjshme do të ndëshkohet sipas ligjit” shtoi ai. Kryeministri e konsideroi të rëndësishme që t’ju bëhet e qartë të gjithë punonjësve të shtetit, të gjithë atyre që paguhen nga taksat e popullit, qoftë edhe në nivelin qendror, qoftë edhe në nivelin vendor, se duhet të paraqesin faturën. “Të njëjtën gjë do të bëjmë edhe me bizneset, por kryesorja në këtë rast është që bizneseve t’u bëhet e qartë që nuk do të falen dhe do të kenë sanksione shumë të rënda për vjedhjen e ujit” tha zoti Rama. Sipas kryeministrit “Janë bizneset që bëjnë dëmet më të madha. Biznese që deklarojnë që furnizohen me pus dhe në fakt janë të lidhur në mënyrë të paligjshme rrjetin e ujësjellësit. Turp më të madh nuk ka. Është krim dhe si çdo krim duhet ndëshkuar” tha ai.
Kryeministri Rama ndërkohë pranoi se një nga sfidat më të mëdha të reformës së ujit është fshati. “Aty ku uji i pijshëm përdoret edhe për ujitje, që është një skandal më vete” tha ai. Për zotin Rama “duhet një fushatë intensive këtë muaj komunikimi për t’ju sqaruar dhe për t’ju thënë që kjo gjë nuk mund të vazhdojë të tolerohet më dhe për këtë arsye është mirë që të gjithë të legalizojnë lidhjet e tyre”. “Të gjitha këto bëhen që të kemi më pak shpenzime për të kompensuar humbjet dhe më shumë investime. Më shumë investime përkthehen në më shumë më tepër cilësi shërbimi, që do të përkthehet më shumë më tepër ekonomi në fund të fundit” tha kryeministri Edi Rama duke paralajmëruar nisjen e reformës së furnizimit me ujë të popullatës dhe bizneseve.

Sicred