KRYEFAQJA » LAJME » Rama paralajmëron ndryshime në qeveri
Përgjimi i Bashës nga policia, Rama ironizon opozitën

Rama paralajmëron ndryshime në qeveri

Edi Rama nga Asambljea e PS-së paralajmëroi ndryshime në qeveri dhe në strukturat e partisë që drejton. Më tone tepër kritike për perceptimin e arrogancës në qeverisjen lokale dhe qëndrore, kreu i qevrisë dhe partisë më të madhe në vend, njoftoi nisjen në maj të një fushate të gjërë llogaridhënieje në çdo cep të territorit. “Ne do të bëjmë fushatën tonë, njësoj si fushatë zgjedhore. Nuk do të fitojmë vota sepse nuk kemi kundërshtarë përpara dhe nuk do të ketë zgjedhje në fund të qershorit, por do të fitojmë çdo zemër e mendje që hapet për të na dëgjuar. Ne do të vlerësojmë çfarë ndryshimesh do të bëjmë në qeveri në shtator nëse duhen bërë” tha zoti Rama.

Duke iu referuar zhvillimeve në Kukës, kryeministri u shpreh se çdo vendimarrje e qeverisë nuk do të kaloje pa u konsultuar më parë me qytetarët.

Rama listoi një sërë arritjesh të qeverisë, duke nisur me punësimin, që sipas tij deri në fund të vitit do të jenë rreth 25 mijë persona të punësuar direkt nga zyrat e punës. Ai siguroi se do të asistohet çdo punonjës policie në procesin e vettingut në polici, ndërsa tha se do të jetë drejtësia e re që do të dalë pas vettingut, ajo që do të bëjë vettingun për politikanët.

Kryeministri u ndal edhe tek rritja e taksave, ku shënjestroi bashkitë për rritjen e tarifave lokale. Për këtë fakt, Rama kërkoi komunikimin me çdo qytetar në çdo qytet apo fshat në vend. Ndërsa nuk kurseu as qëndrimin për opozitën. “Kemi detyrën të qeverisim pa opozitë, sepse një opozitë që nuk të sfidon  në intelekt por fizikisht është një hata e madhe. Kryeministri lajmëroi dhe një votëbesim në popull për të gjithë kryebashkiakët e PS-së për të parë nëse duhet të rikandidojnë apo jo në pozicionet që kanë” tha zoti Rama.

 

Sicred