KRYEFAQJA » LAJME » Rama para deputetëve socialistë: Shqipëria sot një hap më pranë BE
Rama përshëndet raportin e Brukselit për liberalizmin e vizave me Kosovën

Rama para deputetëve socialistë: Shqipëria sot një hap më pranë BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se vendimi i BE për të shtyrë për vitin e ardhshëm çeljen e negociatave, nuk është humbje kohe për Shqipërinë, ndërsa akuzoi opozitën se arriti t’ja dalë me gjithë baltën dhe përpjekjet e pafundme të pengojë procesin. Duke folur para grupit paralamentar socialist zoti Rama tha se “Kjo zgjidhje na jep 12 muaj kohë për të thelluar zbatimin e refomave”.
Duke ju përgjigjur akuzave të opozitës se tashmë ka kushte të reja për Shqipërinë zoti Rama tha se “E vërteta është se nuk ka kushte të reja për të marrë datën e negociatave, por ka një datë për çeljen e negociatave”.
“Asgjë më normale se sa kjo nuk mund të ishte në një proces si ky ku gjithçka, deri në hapin e fundit para firmës së anëtarësimit është e lidhur me përmbushje kushtet për të qenë një shtet i denjë” tha kryeministri socialist.
Zoti Rama para deputetëve socialistë ka hedhur me shumë dritë rreth bisedimeve intensive qe ai ka patur me krerët e vendeve skeptike për çeljen e negociatave mes BE dhe Shqipërisë. “Macron ma tha troç se për të ishte tejet e vështirë të thoshte troç një datë, për arsye të qarta se nuk lidheshin me Shqipërinë, por theksoi se respekti për arritjet, do të mendohej për një zgjidhje pozitive” tha zoti Rama. Ndërkaq ai bëri të ditur se “Këtë vjeshtë vendin do ta vizitojë për herë të parë një president i Francës”. “Jam i bindur se pasi ta vizitojë këtë, bindja për hapat e hedhura nga vendi do të forcohet’ the kryeministri shqiptar.
Ai çmoi ndihmën e kancelares Angela Merkel, duke nënvizuar se Gjermania ka qenë në krah të Shqipërisë duke lobuar madje edhe te vendet skeptike të gjendej një zgjidhje. “Kancelarja Merkel më tha se pavarësisht vështirësive, do mbështes Shqipërinë deklaroi zoti Rama. Kryeministri shqiptar pranoi se me kryeministrin holandez Rute, kemi pasur shumë debate, edhe pse gjithmonë ka vlerësuar arritjet e Shqipërisë dhe ai në nuk e ka vënë veton, por është bërë pjesë e zgjidhjes.
“Nuk gjej dot fjalët e duhura për miqtë grekë e italianë, qeveritë e tyre jo na mbështetën, por na përfaqësuan në mungesë me gjithë forcën e një miqësie të ripërtërirë, qoftë pas një periudhe marrëdheniëesh të vështira me Greqinë, e qoftë pas ndryshimit të qeverisë në Itali” tha kryeministri Rama për fqinjët e Shqipëris137.
Zoti Rama edhe një herë akuzoi opozitën se arriti t’ja dalë me gjithë baltën dhe përpjekjet e pafundme të pengojë procesin. “Si ka mundësi që opozita juaj ta dojë me kaq pasion bllokimin e Shqipërisë e mosçeljen e negociatave? citoi ai shqetësimin e ndërkombëtarëve.
Për kryeministrin shqiptar vendosja e datës, në 21 muaj nga sot, dhe drita jeshile për nisjen e negociatave është zgjidhje optimale, e cila e blindon përfundimisht prespektivën e integrimit, jo me llafe, por me kalendar të miratuar nga KE.

Sicred