KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Rama: Papunësia po ulet, por sfida mbetet e jashtëzakonshme e komplekse
Rama: Papunësia po ulet, por sfida mbetet e jashtëzakonshme e komplekse

Rama: Papunësia po ulet, por sfida mbetet e jashtëzakonshme e komplekse

Kryeministri socialist Edi Rama vazhdon të këmbënguli se objektivi ambicioz i qeverisë së tij është ulja e papunësisë dhe rritja e pagave të ulta. Zoti Rama në një status në Fejsbuk duke ju referua shifrave më të fundit të INSTAT mbi papunësinë, shprehu optimizmin e tij të matur, por tha se sfida mbetet e jashtëzakonshme e komplekse. “Duke filluar nga domosdoshmëria për ta ulur më tej papunësine, tek nevoja për të rritur mbrojtjen e punonjësve si edhe objektivi ambicioz që pagat e ulëta të rriten gjithashtu – qëndron sidoqoftë fakti i pamohueshëm që në drejtim të punësimit vazhdon vit pas viti një kthesë themelore drejt një të nesërmeje shumë më të mirë se sa e sotmja” shkruan kryeministri në Fejsbuk.

Sipas të dhënave të fundit të INSTAT në vitin 2018, papunësia në Shqipëri ka zbritur nën nivelin  12.5 përqind, më i ulëti prej shumë vitesh. Në vitin 2014, një vit pasi socialistët erdhën në pushtet, papunësia ishte në nivelin 18.2 përqind. Në atë kohë zoti Rama premtoi hapjen e 300 mijë vendeve të reja të punës. Por  gjatë gjithë kohës që drejton qeverinë, zoti Rama është vënë në shënjestër të opozitës se jo vetëm nuk ka realizuar objektivat e tij për rritjen e punësimit, por ka shtuar papunësinë në vend.

Sicred