KRYEFAQJA » LAJME » RAMA: Pa BE nuk bëjmë dot reforma

RAMA: Pa BE nuk bëjmë dot reforma

Edicioni i 18-të i Samitit të Politikave për Ballkanin Perëndimor nën titullin: “Ballkani Perëndimor në një udhëkryq: Sfida të reja, Ndryshimi i Dinamikës”, organizuar, nga “Miqtë e Evropës”, me mbështetjen e Komisioni Evropian, Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (KBR, Fondacionit Konrad Adenauer, Programi i Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe Fondi i Vëllezërve Rockefeller, u zhvilluan sot në Bruksel.
Konferenca trajtoi temat e paqes, demokracisë dhe pajtimit në rajon si një parakusht për stabilitetin ekonomik dhe social, por edhe perspektivën e biznesit dhe reformat e nevojshme.
Kryeministri shqiptar Edi Rama hapi ngjarjen duke thënë se BE është një forcë lëvizëse e rëndësishme për Ballkanin, pasi pa atë rajon nuk do të jetë në gjendje të ketë reforma që ka dhe se gjithçka po ndodh është sepse Ballkani dëshiron të jetë pjesë e familjes së BE. “Nëse kjo shpresë zbehet, gjërat mund të shkojnë në drejtim të gabuar. Kjo është arsyeja pse pyetja jonë nuk është ajo që do të ndodhë mes nesh, por çfarë do të ndodhë midis nesh dhe BE-së, “tha zoti Rama.
Plani shumëvjeçar i veprimit i përgatitur nga KBR-ja për një Zonën Ekonomike Rajonale në Ballkanin Perëndimor Gjashtë), të miratuar nga udhëheqësit e rajonit në takimin e Berlinit të mbajtur më 12 korrik 2017 në Trieste ishte në fokusi i diskutimit dhe u përmend si një hap përpara drejt qëllimit të përbashkët të rajonit, anëtarësimit në BE. “Ne kemi një plan për progresin e rajonit dhe tani duhet vetëm ta zbatojmë atë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Goran Svilanoviç duke folur në panelin “Perspektiva e Biznesit”.
Sipas Raportit Vjetor të Zbatimit të Strategjisë SEE2020 të KBR-së, kthimi i rritjes së punësimit është një histori suksesi. Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor kanë arritur të shtojnë pothuajse 400,000 vende pune në tregun e punës në pesë vitet e shkuara. Megjithëse performanca ndryshonte nga një ekonomi në tjetrën, tendenca e dukshme rritëse pritet të vijojë edhe në vitin e ardhshëm. Megjithatë, përkundër këtyre rezultateve inkurajuese, Balkan Barometer 2017 I KBR tregon se papunësia mbetet shqetësimi kryesor i qytetarëve të rajonit, pasi 67% e tyre thonë kështu.
Christian Danielsson, drejtori i përgjithshëm i Komisionit Evropian për Politikat e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit, tha se ka një angazhim të madh midis udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor për të lëvizur drejt reformave në rrugën e pranimit në BE. “Do të ishte e dhimbshme për disa ekonomi, por do të sillnin rezultatet e dëshiruara. Ne kemi parë ndryshimin në drejtim të modeleve ekonomike në rajon që janë inkurajuese. Potenciali i rajonit qëndron në bashkëpunimin rajonal” tha zioti Danielson.
Aktiviteti në Bruksel mblodhi më shumë se 200 njerëz, ku morën pjesë disa nga politikanët më të lartë të Ballkanit dhe vendimmarrësit, duke debatuar për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, duke u përqendruar në problemin e “nxehtë” të rajonit si papunësia dhe shumë reforma në pritje të anëtarësimit të saj në BE.

Sicred