KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Rama optimist për turizmin
Rama optimist për turizmin

Rama optimist për turizmin

Kryeministri Edi Rama vazhdon të shprehi optimizmin e tij lidhur me ecurinë e sezonit aktual turistik, por ka bërë thirrje për marrjen e masave për sezonin e ardhshëmin. “Pa asnjë diskutim në pikëpamjen e shifrave dhe të hyrave në ekonomi, ky është një vit që mund të konsiderohet me plot gojën shumë domethënës dhe që përbën një pasqyrë kuptimplotë të asaj që është arritur, por mbi të gjitha asaj që mund të arrihet duke fokusuar përpjekjet tona te turizmi” tha zoti Rama në një takim me krerë të pushtetit lokal, ku shumica krerëve bashkiakë të opozitës mungonin. “Bëni reflektimet tuaja e bëni propozimet pa humbur kohë për sezonin e ardhshëm pavarësisht se qershorin e ardhshëm janë zgjedhjet, e shumë nga ju mund të jenë në fushatë shumë mund të mos jenë, po përgatitjet duhen filluar” tha kryeministri socialist. Sipa tij sezoni i 2018 ka patur rritje të madhe të numrit të turistëve dhe afro gjysmë miliardi euro më shumë të futur në ekonomi nga turizmi se sa vitin e kaluar.”Pa asnjë diskutim në pikëpamjen e shifrave dhe të hyrave në ekonomi, ky është një vit që mund të konsiderohet me plot gojën shumë domethënës dhe që përbën një pasqyrë kuptimplotë të asaj që është arritur, por mbi të gjitha asaj që mund të arrihet duke fokusuar përpjekjet tona te turizmi” tha zoti Rama.

Sicred