KRYEFAQJA » LAJME » Rama i bindur për çeljen e negociatave të anëtarësimit

Rama i bindur për çeljen e negociatave të anëtarësimit

Kryeministri socialist Edi Rama është optimist se brenda pranverës së këtij viti Shqipëria do të çeli bisedimet e antarësimit në Bashkimin Europian. Duke folur të hënën në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, zoti Rama tha se gjatë takimeve që zhvilloi javën e kaluar në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ka arritur të sigurojë mbeshtetjen ndërkombëtare për integrimin e Shqipërisë. Kryeministri socialist duke ju referuar qëndrimit të opozitës për Reformën në Drejtësi, të cilin e konsideroi si antihistorik, vazhdoi të bëjë thirrje për dialog. Zoti Rama këmbënguli se se Shqiperia ka përmbushur pesë prioritetet për integrim dhe tha se Reforma në Drejtësi nuk ka kthim pas.

Lidhur me bisedimet shqiptaro – greke kryeministri shqiptar u shpreh për arritjen e një marrëveshjeje historike, që sipas tij pritet të zgjidhë çeshtjeve delikate të bartura në 70 vite mes dy vendeve fqinje ballkanike.

Fundjavë e kaluar opozita e bashkuar shqiptare, PD dhe LSI organozi një protestë para selisë së qeverisë. Ajo u bëri thirrje shqiptarëve të bashkohen për të detyruar kryeministrin socialist Edi Rama të largohet nga pushteti, krijimin e një qeverie antimafia që do ta çojë vendin në zgjedhje të lira, të ndershme dhe pakundërshtueshme.

Sicred