KRYEFAQJA » LAJME » Rama opozitës: Harroni qeverinë teknike dhe shtyrjen e zgjedhjeve, hajdeni të bisedojmë!
Rama opozitës: Harroni qeverinë teknike dhe shtyrjen e zgjedhjeve, hajdeni të bisedojmë!

Rama opozitës: Harroni qeverinë teknike dhe shtyrjen e zgjedhjeve, hajdeni të bisedojmë!

Kryeministri socialist Edi Rama ka hedhur poshtë sërish kërkesën e PD për krijimin e një qeverie teknike, si dhe mundësinë e shtyrjes së datës së zgjedhjeve të përgjithshme të 18 qershorit, ndërsa i ka bërë thirrje opozitës për dialog. Duke folur në komunikimin e përjavshëm në Fejsbuk, zoti Rama fillimisht ka komentuar vendimin më ë fundit të PD për të mos marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme në Kavajë më 7 maj. “PD ka deklaruar menjëherë se nuk do të hyjë në zgjedhjet e 7 majit, në qytetin që ajo qeverisi me një bilanc katastrofik për 21 vite me radhë. Uroj të rimendohen dhe të mos i lënë demokratët e thjeshtë pa alternativën e tyre” tha zoti Rama.
Lideri dhe kryeministri socialist këmbënguli se “Reformat tona duhet të ecin përpara edhe më shpejt dhe as nuk bëhet fjalë që të humbasim kohë dhe energji në fushë betejën e improvizuar ku na thërret më kot Partia Demokratike. Shqipëria që duam është Shqipëria e së ardhmes, jo Shqipëria e së shkuarës me rrëmujë dhe sherr politike” tha ai.
Zoti Rama si edhe më parë i bëri thirrje opozitës për dialog. “Bujrum! Të dialogojmë dhe të votojmë së bashku çdo ndryshim që sipas tyre forcon ligjin e zgjedhjeve. Të votojmë së bashku për çdo mekanizëm që i duhet Partisë Demokratike që të ndjehet plotësisht e garantuar në zgjedhje” tha zoti Rama. Ai përsëriti se “PD duhet ta harrojë qeverinë teknike dhe shtyrjen e datës së zgjedhjeve. Zgjedhjet i takojnë popullit jo partive. Qeveria zgjidhet nga populli dhe jo çadrat e partive” tha zoti Rama në komunkimin e tij javor në Fejsbuk.

Sicred