KRYEFAQJA » LAJME » Rama: Opozita po minon dhe hedh në erë negociatat!
Rama: Opozita po minon dhe hedh në erë negociatat!

Rama: Opozita po minon dhe hedh në erë negociatat!

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar ashpër dhe e ka akuzuar atë se po tenton të pengojë integrimin e Shqipërisë. Në mbledhjen e grupit parlamentar socialist me një fjalor të ashpër, por edhe plot ironi ai tha se “Opozita s’po lë gur pa lëvizur dhe pabesi pa bërë. Po pengojnë dhe tentojnë të bllokojnë dhe rrëzojnë Shqipërinë në këto mera të fundit të një rrugëtimit të gjatë drejt një stacioni historik. Po minojnë dhe hedhin në erë negociatat”.
Zoti Rama e konsideroi qëndrimin aktual të PD ndaj ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj “Maskaradë e mirëfilltë destabilizuese e vënë në skenë për ti thënë Europës që ky është një vend ku ministria e brendshme është organizata mëmë e trafikut të drogës”. Kryeministri tha ka kërkuar ekspertizë shkencore dhe ka vënë në lëvizje burimet për hetim të mirëfilltë. (Vijon)

Sicred