KRYEFAQJA » LAJME » Rama: Opozita po djeg rrugën europiane të Shqipërisë!
Rama: Opozita po djeg rrugën europiane të Shqipërisë!

Rama: Opozita po djeg rrugën europiane të Shqipërisë!

Kryeministri Edi Rama ka akuzuar opozitës e bashkuar në Shqipëri se po përpiqet të djegi rrugën europiane të Shqipërisë, pas ngjarjeve të fundit në “Rrugën e Kombit”. “Kur ishin në qeveri e bënë tenderin e pagesës së rrugës 8-9 EU! Dështuan. Tani i vunë zjarrin “patriotik” e duan ta përdorin Kukësin si shishe benzine për të djegur rrugën europiane të Shqipërisë! Mjerë kush u beson rrugëhumburve pa atdhe që duan zjarr e kaos për t’i ikur drejtësisë!” shkruan sot zoti Rama në Fejsbuk.
Deklarata e zoti Rama vjen pasi një ditë më parë opozita e bashkuar ka vendosur të ftojë qytetarët të nisin mosbindje civile, si një mënyrë për të kundërshtuar qeverinë e kryeministrit socialist Edi Rama për politikat e saj antipopullore.

Sicred