KRYEFAQJA » LAJME » Rama: Nuk ndërhyj në garën për kreun e FSHF-së

Rama: Nuk ndërhyj në garën për kreun e FSHF-së

Kryeministri Edi Rama ka shfrytëzuar përurimin e disa ambjenteve të reja të Federatës Shqiptare të Futbollit, për t’iu përgjigjur zërave që e akuzojnë se do të marrë në zotërim FSHF-në, pas kandidimit për kreun e ri të FSHF nga ish kryeministri dhe politikani socialist Bashkim Fino. Kreu i qeverisë deklaroi se nuk ka asnjë lloj lidhjeje me procesin e zgjedhjeve në këtë institucion, duke theksuar se vetë inagurimi i zyrave të reja, nënkupton se puna e qeverisë nuk ndikohet e nuk ndikon, zhvillimet brenda kësaj federate.
Kryeministri Rama ka zgjedhur ti jape vetë pergjigje akuzave për ndërhyrje në garën për kreun e FSHF. Ndërsa mori pjesë në cermoninë e nisjes së një investimit të ri për godinën e Federatës Shqiptare të Futbollit, përballë Presidentit aktual Armand Duka, kreu i qeverisë deklaroi se nuk ndërhyn në këtë konkurim.”Erdha këtu sot edhe duke patur parasysh rrezikun që të akuzohem se po futem në mes të një procesi zgjedhor që po zhvillohet në FSHF. Nuk ka problem! Deri dej isha akuzuar se po dua të marr Federatën, sot do akuzohem se dua të mbaj Federatën! Rëndësi ka që ne sot këtu jemi për diçka që nuk ka lidhje fare me këtë proces, që është një proces i brendshëm i futbollit, por për një proces që është pjesë e një programi” tha zoti Rama.
Sipas kryeministrit investimi i ri, do të krijojë të gjithë infratsrukturën e nevojshme për kombëtaren e futbollit si dhe futbollin shqiptar në përgjithësi. Zoti Rama u shpreh se të tjera investime do të përfshihen në një tjetër faze, duke krijuar të gjithë infrastrukturën e duhur për federatat sportive. Një tjetër nismë e afërt e qeverisë do të jetë krijimi i klasave sportive nëpër shkolla.

Sicred