KRYEFAQJA » LAJME » Rama : Nuk ka shans të destabilizohet Shqipëria!
Rama: Gjithnjë të hapur për dialog pa kushte, por pa vetingun s'ka kompromis

Rama : Nuk ka shans të destabilizohet Shqipëria!

Kryeministri socialist Edi Rama hodhi poshtë insinuatat për mundësinë e destabilizimit të Shqipërisë për shkak të marrëdhënieve të tensionuar mes maxhoancës dhe opozitës. “Të gjithë kërcënimet, insinuatat për të thënë se nëse PD nuk hyn në zgjedhje do të ndodhë ndonjë hata janë shprehje e të mbyturit që do të mbysë të gjithë. Nuk ka shans të destabilizohet Shqipëria! Nuk jemi në 1997!” tha zoti Rama duke folur të enjten në parlamentin shqiptar. ” Të gjitha përpjekjet për të goditur qeverinë dhe 18 qershorin janë në thelb përpjekje për të goditur stabilitetin e vendit dhe për ta futur Shqipërinë në një rrugë paqartësie ku gjithçka mund të ndodhë. Ju siguroj se asgjë nuk mund të ndodhë veç atë që përcakton Kushtetuta” shtoi më tej ai.
Zoti Rama shpjegoi motive e letrës që koalicioni ASHE i ka dërguar KQZ, për të shtyrë afatin e regjistrimit të koalicioneve. Sipas tij ajo ishte “Një letër që nuk synon të detyrojë KQZ që të marrë një vendim unilateral apo me shumicën e saj për të prekur afatet zgjedhore, por synon vetëm të shprehë vullnetin e mirë të këtij koalicioni që deri në fund ti japim mundësi PD-së dhe partive të tjera të hyjnë në zgjedhje”. Sipas zotit Rama “Nuk kishim asnjë motiv të regjistronim koalicionin duke i mbyllur përfundimisht rrugën PD dhe partive të saj. Ne jemi këtu për të konfirmuar edhe një herë atë që kemi shprehur vazhdimisht. E kemi bërë për të nxjerrë PD nga një qorrsokak ku nuk e kemi futur ne! Eshtë futur vetë në çadër!” tha zoti Rama.

Sicred