KRYEFAQJA » LAJME » Rama: Nuk ka kushte shtesë për Shqipërinë!

Rama: Nuk ka kushte shtesë për Shqipërinë!

Nga Minisria e Jashtme, gjatë një takimi me strukturat e integrimit, kryeministri Edi Rama, ju ka dhënë përgjigje akuzave të opozitës për sipas saj kushte të reja që vendi duhet të plotësojë për çeljen e negociatave me BE. Kryeministri këmbënguli se nuk ka asnjë kusht të ri për Shqipërinë. “Europa nuk ka vënë faktikisht asnjë kusht, thjesht ka nënvizuar të gjitha kushtëzimet që ka procesi në këtë fazë” tha zoti Rama.
Kryeministri shqiptar tha se 12 muaj, deri në qershorin e ardhshëm, është koha fizike që do të duhej edhe nëse Bashkimi Europian do të ishte shprehur për çeljen e negociatave. “Nuk kemi humbur 12 muaj, kemi 12 muaj punë që është e njëjta punë që do të kryhej edhe nëse do të thuhej në teks se negociatat hapen sot” tha zoti Rama.
Ndërkaq ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, theksoi se ka ende detyrime që duhet të përmbushen më mirë.
Gjatë këtij takimi, kryeministri Rama kishte rezervuar një vlerësim të posaçëm duke ju dhënë “Medaljen e Mirënjohjes së kryeministrit”, katër prej ambasadorëve shqiptar që kanë patur peshën kryesore në këtë proçes shumë të rëndësishëm për të ardhmen e Shqipërisë, Ambasadores në Holandë, Andia Sakiqi, Ambasadores në Belgjike, Suela Janina, Ambasadorit në Gjermani, Artur Kuko dhe Ambasadorit në Francë, Dritan Tola.

Sicred