KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Rama: Nuk e financojmë akademinë, një nëndetëse që kalbet në rërë
Prezantohen portretet e figurave të njohurave të Asamblesë së Akademisë së Shkencave

Rama: Nuk e financojmë akademinë, një nëndetëse që kalbet në rërë

Kryeministri Edi Rama edhe njëherë ka sulmuar ashpër Akademinë e Shkencave duke e cilësuar si një nëndetëse që kalbet në rërë, ndërsa tha se qeveria nuk do ta financojë atë. “Ne nuk do të financojmë ASH, do të duhet të hyjë në një proces reforme që nuk mund të diktohet nga shteti” tha zoti Rama gjatë takimit të grupit parlamentar dhe qeverisë. “Nuk kemi disponibilitetin që të mbështesim një nëndetëse që kalbet mbi rërë dhe nuk jep asgjë për vendin prej shumë vitesh” tha zoti Rama. Si dhe më parë kryeministri socialist tha se “…paratë e shpenzuara kot për rrogat dhe shpenzimet e pajustifikuara do të shkojnë për kërkimin shkencor në Universitet”.
Qëndrimi i zotit Rama ndaj akademisë është bërë publik pak kohë më parë në prag të zgjedhjeve të organeve drejtuese të saj. “Nëse nuk reformohet Akademia e Shkencave nuk do marrë më asnjë qindarkë nga buxheti e do të duhet të dorëzojë godinën! Prandaj #StopFarsës” u shpreh zoti Rama në prag të zgjedhjeve. Ndërsa menjëherë pas zgjedhje i pakënaqur nga mënyra e zgjedhjes zoti Rama shkruajti: “Meqë “Akademia” zgjodhi farsën, uroj të gjejnë dhe fondet për vijimin e farsës!Fondet tona do t’i shkojnë universitetit për kërkim shkencor!”

Sicred