KRYEFAQJA » LAJME » Rama: Nuk dua të jem peng i shantazhit të partive!
Rama: Nuk dua të jem peng i shantazhit të partive!

Rama: Nuk dua të jem peng i shantazhit të partive!

Aleancat partiake kanë qenë në qendër të vemendjes të kryeministrit Edi Rama në komunikimin e përjavshëm në “Facebook”. Zoti Rama është treguar mjaftë i ashpër kur ka deklaruar se nuk ka asnjë motiv të vazhdojë të rrijë peng i partive e të pranojë shantazhet e tyre.”Nuk kam më asnjë motiv të rri në karrigen e kryeministrit si deri më sot, duke pranuar që administrata e shtetit të vazhdojë të rrijë peng i partive, duke pranuar që të marrë votat për një reformë për të bërë shtet, të pranojmë shantazhet dhe listat e kërkesave të partive të koalicionit për t’i lëshuar drejtoritë në këmbim të votës dhe deri tek pastrueset nëpër institucione” tha zoti Rama në komunikimin javor. “Votoni pa ngurrim numrin 2 këtë herë, sepse është momenti për të parë larg dhe për të shkuar sa më larg” u bëri ai thirrje zgjedhësve.
Zoti Rama akuzoi partitë e vogla se po mbijetojnë mbi kurrizin e shqiptarëve. “Këto parti dinë të mbijetojnë vetëm duke u ushqyer mbi kurrizin tuaj. Na jepni mandatin ta bëjmë dhe ta fitojmë këtë betejë” tha zoti Rama.
Kryeministri dhe kreu socialist shkoi më tej kur i bëri thirrje edhe elektoratit të djathtë që të votonin për PS. “Ju kërkoj të djathtëve të ndryshojnë, që të mos nëpërkëmben më nëpër zyrat e shtetit. Na jepni besimin që në 4 vite të ju rikthejmë dinjitetin. Kemi bërë shumë në 44 muaj, por do të bëjmë më shumë në katër vitet e ardhshme” tha zoti Rama. “Nuk u kërkoj demokratëve të bëhen socialistë, apo të ndryshojnë bindjen, por thjesht më ndihmoni për të mos u nëpërkëmbur më në zyrat e shtetit, na jepni mandatin të shkallmojmë derën e patentës, hipotekës, licencave, në emrin se cilit prej jush. Ne nuk kemi luftë me asnjë parti, por jemi në luftë më sistemin e partive që e kanë kthyer shtetin në tepsi” tha zoti Rama. “Kam një bindje më të fortë se katër vite më parë se ky vend bëhet. Kemi shumë për të humbur nëse do t’i ndajmë votat si ushqim për gjelat e politikës shqiptare. Të bëhemi bashkë për të vazhduar rrugën që kemi nisur” tha në komunikimin e javës kryeministri Edi Rama.

Sicred