KRYEFAQJA » LAJME » Rama: Ngushëllime për familjen e gardistit, s’gjetët qetësi nga politika

Rama: Ngushëllime për familjen e gardistit, s’gjetët qetësi nga politika

Në turin e llogaridhënien me qytetarët, kryeministri Edi Rama u ndal në Korçë nga ku ka ngushëlluar familjen e gardistit të ndarë nga jeta Shkelzen Qordja, duke mos humbur edhe rastin ti përgjigjet opozites që sipas kryeministrit as në një tragjedi të tillë nuk i ndalin sulmet politike. “I shpreh ngushëllimet e mija më të ndjera familjes së punonjësit të gardës i cili u nda nga jeta pasi mori një vendim ekstrem dhe befasues për të gjithë ne. Ata nuk mund të gjejnë qetësinë spaku për të lotuar brenda mureve të shtëpisë se tyre sepse u gjenden nën rrebeshin e zi të sulmeve politike të gjitha arsyet e mosarsyes që e kanë dominuar për kaq shumë kohë politikën tonë dhe që vazhdojnë ta dominojnë”.

Gjithashtu kreu i qeverisë në fjalën e tij u shpreh se qeveria është e angazhuar për të përfunduar reformat e nisura dhe se proçesi i hapjes së negociatave ka filluar dhe Shqipëria ka 12 muaj kohë . “Shqipëria mori nga komisioni europian rekomandimin pozitiv, kushtin e fillimin e punës përgatitore sepse negociatat nuk nisin të nesërmen por kanë një proçes përgatitor. Është i gjithë rrjeti i personave që do negociojnë, është i gjithë hulumtimi i të gjithë sistemit ligjor në çdo sektor për të vazhduar përputhshmërinë me sistemin ligjor të bashkimit europian dhe ajo që ka ndodhur që nuk ka ndodhur asnjë herë më parë është dhënë data orientuese për qershorin e ardhshëm por është hapur drita jeshile për të filluar punën përgatitore menjëherë a thua se do të fillonin që sot negociatat” theksoi më tej kryeministri rama.

Kërkesat që qytetarët kishin për kryeministrin ishin të natyrave të ndryshme duke filluar nga pronat, papunësi por edhe kërkesa bazike siç është furnizimi me ujë dhe për to kryeministri premtoi zgjidhje të shpejtë.

Sicred