KRYEFAQJA » LAJME » Rama ngre lart figurën e Cakajt: Një shqiptar evropian, pasionant për dijen, për politikën dhe për atdheun tonë
Rama ngre lart figurën e Cakajt: Një shqiptar evropian, pasionant për dijen, për politikën dhe për atdheun tonë

Rama ngre lart figurën e Cakajt: Një shqiptar evropian, pasionant për dijen, për politikën dhe për atdheun tonë

Kryeministri Edi Rama ka këmbëngulur sërish të enjten pas dite në zgjedhjen e Gent Cakajt në postin e shefit të diplomacisë shqiptare, pavarësisht refuzimit të kandidaturës së tij nga kreu i shtetit Ilir Meta. Zoti Rama ka zgjedhur takimin vjetor me trupin diplomatik të akredituar në Shqipëri për të ngritur lart figurën e zoti Cakaj. “Paragjykimet, balta e terrenit politik shqiptar dhe mllefi i pangushëllueshëm i injorantëve kanë bërë për të prezantimin më të rrejshëm publik, përpara se ai vetë të hapë gojën si ministër” tha zoti Rama. Sipas tij arsyet janë se “është është shumë i ri, nuk i përket botës së tyre të vjetër, është shumë i pastër, dmth nuk mund të akuzohet për asgjë dhe sepse është nga Prishtina, dmth një shqiptar nga Kosova nuk mund të marrë një detyrë kaq të lartë, po ama si kosovar mund të përdoret si mish për top, nga ata që i janë kundërvënë egërsisht me vandaliziëm verbal dialogut Kosovë-Serbi”.
Duke ju përgjigjur edhe arsyeve të shpallura nga presidenti Ilir Meta, zoti Rama tha se “Unë nuk e kam zgjidhur Gent Cakën as si kosovar dhe as si i ri, por si një shqiptar evropian, pasionant për dijen, për politikën dhe për atdheun tonë, i cili tashmë prej kohësh punon me mua, shtetas i Shqipërisë, fillimisht si këshilltar dhe më pas si zv/ministër.
Ai kurrë nuk ka shprehur asgjë që bie ndesh me politikën tonë të jashtme. Kush e thotë këtë ose është një keqdashës, ose një keqlexues ose të dyja bashkë.
Ai kurrë nuk ka predikuar ndryshimesh kufijsh në Ballkan, dhe as ka marrë përsipër të ndërhyjë në një çështje si ajo mes Kosovës dhe Serbisë që i takon lidershipit demokratiskisht të zgjedhur të Kosovës dhe popullit shqiptar që jeton në shtetin e Kosovës” tha Rama në takimin vjetor me trupin diplomatik të akredituar në Shqipëri.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com