KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Rama: Nga 1 korriku pensionet 2.8 përqind më të larta
Rama: Nga 1 korriku pensionet 2.8 përqind më të larta

Rama: Nga 1 korriku pensionet 2.8 përqind më të larta

Qeveria shqiptare njoftoi të martën se ka vendosur të rriti pensionet 2.8 përqind që nga muaji korrik i këtij viti. Lajmi është dhënë nga vetë kryeministri Edi Rama, pas mbledhjes së kabinetit qeveritar në qytetin bregdetar të Durrësit. “Sot në këtë mbledhje kemi bërë një hap tjetër shumë të vogël, por jo të pandjeshëm për 665 mijë pensionistë. Kemi rritur pensionet mbi inflacionin. Nëse do ti referoheshim shifrave kemi vendosur 15 mln dollarë plus në atë paketën e pensioneve me 2.8 përqind. Duke nisur nga data 1 korrik” tha zoti Rama për gazetarët.
Kjo është hera e parë që qeveria e tij rrit pensionet në këto nivele që kur ka ardhur në pushtet në vitin 2013. Opozita e djathtë vazhdimisht e ka akuzuar qeverinë e majtë se nuk ka rritur pagat e pensionet duke vështirësuar ekstremisht jetën e popullatës, veçmas shtresën e pensionistëve. Në zgjedhjet e fundit të përgjithshme kreu i saj Lulzim Basha premtoi rritje 40 përqind, por qeveria tha se një gjë e tillë është e pamundur.

Sicred