KRYEFAQJA » LAJME » Rama në Xarrë: Rilindja Urbane ka sjellë transformime dhe energji pozitive!

Rama në Xarrë: Rilindja Urbane ka sjellë transformime dhe energji pozitive!

Në fushatën për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, kryeministrin Edi Rama vazhdon të këmbënguli se vetëm Partia Socialistë mund të bëjë shtet. Në një takim me banorët e Xarrës në Sarandë, në jug të Shqipërisë, zoti Rama tha se vetëm nga programi i Rilindjes Urbane janë punësuar deri tani rreth 50 mijë persona. “Këto transformime sjellin energji pozitive, sjellin turizëm, sjellin dëshirë për të bërë biznes, rrisin vlerën e pasurisë së njerëzve” tha ai.
Zoti Rama gjeti rastit të komentonte edhe ankimimin e Shoqatës së Gjyqtarëve kundër Ligjit të Vettingut. Zoti Rama deklaroi se ata që kanë frikë të provojnë se s’kanë lidhje me krimin e organizuar duan ta heqin këtë ligj. “Thonë që është antikushtetuese që të hysh në veting nëse ke apo nuk ke lidhje me krimin e organizuar. A e kuptoni ju këtë? Gjykatës që kanë frikë të provojnë se nuk kanë frikë me krimin e organizuar” tha zoti Rama mes ironisë dhe revoltës.

Sicred