KRYEFAQJA » LAJME » Rama në Vjenë në “Ekonomia takohet me politikën”
Rama në Vjenë në "Ekonomia takohet me politikën"

Rama në Vjenë në “Ekonomia takohet me politikën”

Kancelari austriak Sebastian Kurz, vendi i të cilit Austria kryeson presidencën e rradhës së BE, zgjodhi të organizojë një mëngjes punë për të mbledhur bashkë kryeministrat e Ballkanit dhe komisionerin e zgjerimit Johanes Hahn, si një mënyre për të diskutuar nxitjen e mëtejshme të j bashkepunimit drejt integrimit europian.
Sikurse njofton e dërguara e RTSH Denada Shkodrani, pas takimit në kancelari, kryeministrat e Ballkanit i bashkohen forumit të 15-të ekonomik të Vjenes që këtë sesion ka si moto “Ekonomia takohet me politikën”. Forumi do të çelet me një deklaratë të komisioneres europiane për shoqërinë digjitale dhe ekonomine Mariya Gabriel dhe prononcime të kryeministrave të 6 vendeve ballkanike.
Kryeministri Edi Rama shoqërohet në këtë forum nga ministri i transporteve dhe energjitikës Damian Gjiknuri dhe ministri i turizmit Blendi Klosi. Ndërsa në forumin e investitorëve Shqipëri – Austri, sipërmarrësve të huaj do t’u prezantohen mundësitë për të investuar në energjitikë, turizëm e agroturizëm si dhe në tregje financiare.

Para Mbrapa
Rama në Vjenë në "Ekonomia takohet me politikën"
Para Mbrapa
Sicred