KRYEFAQJA » LAJME » Rama në Varshavë: Mirënjohës Polonisë për mbështetjen për të ardhmen evropiane të Shqipërisë
Rama në Varshavë: Mirënjohës Polonisë për mbështetjen për të ardhmen evropiane të Shqipërisë

Rama në Varshavë: Mirënjohës Polonisë për mbështetjen për të ardhmen evropiane të Shqipërisë

Në 80 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Polonisë, kryeministri shqiptar Edi Rama gjendet në Varshavë i ftuar nga kryeministrja e Polonisë Beata Szydlo. “Falënderoj kryeministren për ftesën dhe për pritjen shumë miqësore që na ka rezervuar dhe po ashtu gatishmërinë që ka shprehur për të na ndihmuar në fushat ku Polonia e rilindur pas diktaturës komuniste dhe tani është e integruar, ka hedhur hapa të jashtëzakonshëm” tha zoti Rama.

Kryeministri shqiptar i shprehu “Mirënjohës Polonisë për mbështetjen për të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Besoj që kryeministrja do të jetë një mbështetëse e madhe e Shqipërisë në hapjen e negociatave në 6 mujorin e ardhshëm. Jemi të vendosur që të zhvillojmë më tutje këto marrëdhënie. Jemi edhe partnerë në aleancën e NATO-s dhe në këtë shumë kemi shumë për të mësuar nga shembulli i Polonisë” deklaroi kryeministri Rama.

Duke ju referuar homologes polake lidhur me bashkëpunimin në fushën e turizmit, zoti Rama tha se “Shfrytëzoj mundësinë për të ndarë me opinionin publik polak që Shqipërinë e kanë vizituar 74 përqind më shumë polakë se vitin e kaluar. Mund të marrim në konsideratë që të vendosim një linjë direkte, e cila do të sillte përfitueshmëri të lartë mes dy vendeve”.

Ndërsa kryeminisrja polake Beata Szydlo u shpreh se beson se KE do të marrë në konsideratë dhe do të njohë arritjet e Shqipërisë në procesin e integrimit për të hapur negociatat. Ajo theksoi se Polonia është në krah të Shqipërisë, ndërsa mes dy vendeve do të rritet me tej bashkëpunimi.

Sicred