KRYEFAQJA » LAJME » Rama në Urën Vajgurore: ” Ja ka vlejtur investimi për pastrimin e kanaleve kulluese”
Rama në Urën Vajgurore: " Ja ka vlejtur investimi për pastrimin e kanaleve kulluese"

Rama në Urën Vajgurore: ” Ja ka vlejtur investimi për pastrimin e kanaleve kulluese”

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar investimet e viteve të fundit të qeverisë në bonifikim, të cilat sipas tij kanë minimizuar dëmet pas rreshjeve intensive të ditëve të fundit. “Reshjet ishin shumë më të shumta se vitet e tjera dhe dëmet ishin më të pakta, ndaj besoj se ia ka vlejtur investimi për pastrimin e kanaleve kulluese” tha zoti Rama gjatë një vizite në Urën Vajgurore, pranë Beratit. Deklarata të ngjashme zoti Rama bëri edhe gjatë inspektimeve të tij në Fier dhe Vlorë. Por opozita nga ana e saj i ka parë me dyshim këto deklarata. Kreu i saj Lulzim Basha ka deklaruar se pas kalimit të kësaj situate të vështirë do të nxirren edhe përgjegjësitë.

Sicred