KRYEFAQJA » LAJME » Rama në UBT uron fillimin e vitit të ri akademik
Rama në UBT uron fillimin e vitit të ri akademik

Rama në UBT uron fillimin e vitit të ri akademik

Me një vizitë në Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe urimin për nisjen e vitit të ri akademik 2017-2018 e ka nisur ditën e hënë kryeministri Edi Rama. “U uroj çdo të mirë dhe sukses pedagogëve dhe studentëve në të gjithë Shqipërinë, duke qenë i bindur se edhe pse jemi vetëm në fillime, kapitulli i Reformës në Arsim do të japë rezultate dhe produkte konkrete” tha kryeministri. Sipas tij deri dje ishte e pamundur të imagjinohej që çdo i ri të gjente vendin që u takonte bazuar te ajo që dinë, që shprehet në mesataren e shkollës së mesme. “Sot të gjithë studentët janë në bazë të meritës në universitet” tha zoti Rama.
Kryeministri vlerësoi transformimet e Universitetit Bujqësor të Tiranës, ndërsa premtoi se “Do e transformojmë këtë territor në model për universitetet në rajon”.

Sicred