KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Grandet për bujqësinë, studentët konsulencë për fermerët

Grandet për bujqësinë, studentët konsulencë për fermerët

Kryeministri Edi Rama nga Universiteti Bujqesor i Kamzës,i ftoi studentët që me dijet e tyre, të bëhen pjesë e skemave të reja për zhvillimin bujqësor. Zoti Rama sugjeroi që ata të kontribuojnë si konsulentë për fermerët,si mundësinë që këta të fundit të mund të thithin financimet nga Bashkimi Europian.
Ai rikomunikoi vendimin për shkrirjen e drejtorive të bujqësisë dhe ngritjen e strukturave që do te informojnë fermerët për të përfituar grande.
Duke iu referuar rasteve konkrete në dështimin e shitjes se produkteve, për shkak të mosinformimit për tregun, siç ishte rasti i kultuvuesve të patatave në Korçë, kryeministri tha se qeveria do të mbështesë ato kultura që kanë interes për eksporte.
Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi ftoi sërisht fermerët që të bashkohen në organizima bujqësore, të cilat do të funksionojnë pa TVSH, por mund të jenë përthithëse të fondeve më të mëdha mbështetëse për prodhimin e tyre.
Bashkimi Europian ka vënë në dispozicion fonde të konsiderueshme për zhvillimin e bujqësisë, të cilat duhet të përthithen nga fermerët nëpërmjet projekteve konkuruese.

Sicred