KRYEFAQJA » LAJME » Rama në “Twitter”, ripërsërit ftesën për dialog me studentët
Rama: Opozita ka gjymtuar protestën e studentëve!

Rama në “Twitter”, ripërsërit ftesën për dialog me studentët

Ndërsa studentet vijonin protestën përpara Kuvendit të Shqipërisë, Kryeministri Edi Rama, në mediat sociale, ripërsërit ftesën për dialog. Kryeministri shkruan: “Miq! Kori i protestës kur s’të dëgjojnë është domosdoshmëri. Refuzimi në kor i Dialogut është dobësi. Ju duhet ta dini që UNE JAM ME JU. Jam gati për të 8 PIKAT. Duhet të diskutojmë si e kur do të realizohen. Nëse ju s’doni ta kuptoni këtë, vazhdoni mbajini peng të 8 PIKAT. Unë ju pres”- shkruan Rama.

Dhe pak minuta pas këtij postimi, në një tjetër status në “Twitter” Rama shkruan: “Mos jini pengesa e vetvetes dhe mos e mbysni protestën me duart tuaja! Kjo protestë duhet të mbetet fuqi e ndryshimit të universitetit, jo të katandiset në fuqinë bllokuese të Dialogut për Universitetin”-shprehet Kryeministri i vendit.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com