KRYEFAQJA » LAJME » Rama në takim me komisionin për politikën e jashtme në Bundestag
Rama në takim me komisionin për politikën e jashtme në Bundestag

Rama në takim me komisionin për politikën e jashtme në Bundestag

Kryeministri Rama dhe delgacioni që e shoqëron ndodhen në takim me komisionin për politikën e jashtme në parlamentin gjerman. Ky komision dretohet nga deputeti Gynter Kirshbaum, i njohur për kundërshtinë e tij ndaj hapjes së negociatave mes Shqipërisë dhe BE. Po sot zoti Rama pati një takim mjaft miqësor me presidentin e Bundestagut gjerman, Wolfgang Schauble, një ndër personalitet më të rëndësishëm të CDU-së së kancelares Angela Merkel.

Ndërkaq në një intervistë për Dojçe Velen, kryeministri Edi Rama duke përmendur reformën në drejtësi si kryefjalë, tha se Shqipëria i ka përmbushur “ detyrat e shtëpisë” për hapjen e negociatave, por që sipas tij tashmë e gjitha është vendimmarrja politike e vendeve anëtare të BE. Në këtë pikë, zoti Rama artikuloi dëshirën që Shqipëria të mos përdoret nga forca politike apo individë si një “kokë turku”.

Vizita e zotit Rama në Berlin shihet si një përpjekje e Shqipërisë për të siguruar një mbështetje nga ana e Gjermanisë për marrjen e një vendimi pozitiv nga Këshilli i Europës në qershor, për hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE.

 

Sicred