KRYEFAQJA » LAJME » Rama : Në Shqipëri nuk ka banda, por rrugeçër!
Ngjarja në Bularat, Rama : Policia bëri detyrën! Asnjë jetë e pafajshme nuk humbi sot nga marrëzia ekstremiste!

Rama : Në Shqipëri nuk ka banda, por rrugeçër!

Kryeministri socialist Edi Rama ka hedhur poshtë deklaratat e opozitës për egzistencën e bandave të kriminleve në Shqipëri dhe i klasifikoi ata si rrugeçër të cilëve policia do tu vendosu vijën e kuqe. Duke folur në Asamblenë e Përgjithshme të PS që po zhvillohet në Tiranë, zoti Rama këmbënguli me shifra se pas ardhjes së socialistëve në pushtet numri i vrasjeve në vend është ulur. “Në përudhen maj gusht në vitin 2010 ka pasur 45 vrasje. Këtë vit për periudhën maj-gusht ka vetëm 13, duke përfshirë edhe masakrën e 8 të vrarëve nga një i çmendur. Në 2012 ishin 47. Tani këta që na flasin sikur këtu po ndodh hataja, janë këta që kanë drejtuar policinë e shtetit, ku kishte mbi 40 vrasje çdo verë” tha zoti Rama. “Ne duhet të vëmë një vijë të kuqe për të gjithë rrugeçërit në çdo qytet. Se flitet për banda, por këta janë rrugaçër” këmbënguli ai.
Si dhe më parë kryeministri socialist sulmoi prokurorinë dhe gjykatat që sipas tij në disa raste kanë liruar kriminalë. “Duhet prokuroria, duhen edhe gjykatat të bëjne pjesën e tyre. Po të llogarisim sa kanë hyrë e kanë dalë për shkak të gjykatave do të shikojmë që kemi një hendek shumë të madh” tha kryeministri Edi Rama.

Sicred