KRYEFAQJA » LAJME » Rama: Me Bashën kryeministër i ngel sahati gjithë Shqipërisë

Rama: Me Bashën kryeministër i ngel sahati gjithë Shqipërisë

Nga Puka, kryeministri Edi Rama u dha përgjigje deklaratave të kryedemokratit Basha, i cili prej ditësh ka reaguar kundër punëve publike për fasadat dhe gjelbërimin e qyteteve. Del luli dhe thotë “Palma Bar, Lulishte, ndriçim, pllaka. Çi duhen këto popullit? Populli do bukë.” Po si mund të rritet ekonomia pa këto. Këto nuk i duan vetëm delet. Ka një ndryshim të madh mes deles dhe njeriut. Këta janë një tufë njerëzish të mbaruar që sduan tia dinë se këtu jetojnë njerëz, se ka të moshuar, familje, që kanë të drejtë të kenë një jetë përtej jetës së barkut”. Rama nuk ka lënë pa ironizuar Bashën pikërisht për kohën kur ai ishte kryebashkiak i Tiranës, por me tone më të zbutura se dikur. “Kur flet Luli, që sështe çun i keq, mua më kujtohet sahati i Tiranës. Katër vjet kryetar bashkie. Sahati i Tiranës për katër vjet katër metra nga zyra nuk punoi sahati i Tiranës. Thotë më bëni kryeministër që tjua ngel sahatin gjithë shqipërisë. Kjo është e vertetë, jo barsaletë. Luli e ka shpallur bukurisht që nuk është për punë. Zgjohet vetëm kur ka kamera përpara. U fiken kamerat, iku nga TV? Duhet me e tundë se ndryshe e zë gjumi”. Rama u kërkoi pukjanëve të votojnë Partinë Socialiste, ndërsa krahasoi qeverinë që ai drejton me një makinë që të çon shpejt në destinacionin e familjes europiane. “Do makinën tonë për të shkuar në Europë apo karrocën e Lulit të ngelë ora 12:00? Të thoshte çdo moment jemi në Tiranë, ndërkohë që nuk ka lëvizur akoma nga Puka. Ne na kanë ngatërruar shumë, na ngatërroi Saliu, të ishim takuar më përpara me Lulin do të kishte qenë më mirë. Nuk ka problem. Një çerek shekulli, o burra të shkojmë në zgjedhje sikur po shkojmë në stadium”. Kryeministri ishte dhe në Rreshen ku inspektoi punimet për sheshin e ri të këtij qyteti, i cili po transformohet sipas parametrave urbane. Ndërsa në Laç, pa nga afër transformimin e gjimnazit Shtjefën Gjeçovi, tashmë shkollë e standardeve europiane.

Sicred