KRYEFAQJA » LAJME » Rama në prag të zgjedhjeve: Akademia e Shkencave të reformohet, ndryshe nuk ka para
Prezantohen portretet e figurave të njohurave të Asamblesë së Akademisë së Shkencave

Rama në prag të zgjedhjeve: Akademia e Shkencave të reformohet, ndryshe nuk ka para

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se qeveria nuk do të mbështesi Akademinë e Shkencave nëse ajo nuk reformohet. “Nëse nuk reformohet Akademia e Shkencave nuk do marrë më asnjë qindarkë nga buxheti e do të duhet të dorëzojë godinën! Prandaj #StopFarsës” shkruan zoti Rama të hënën në mëngjes në rrjetin social Fejsbuk.

Deklarata e tij vjen ndërsa sot pritet të zgjidhet kreu i ri i saj. Këto zgjedhje janë shoqëruar me polemika brenda dhe jashtë akademisë. Kandidatë për kreun e akademisë janë Myzafer Korkuti dhe Gudar Beqiraj, aktualisht kryetar dhe nënkryetar të akademisë. Në rrethet e akademikëve kjo po konsiderohet si një farsë. Sipas tyre mungon platforma dhe kandidatët alternativë. Zëri më i fortë kundërshtues është ai i akademikut prof.Artan Fuga.

Prej kohësh kryeministri Edi Rama e ka kritikuar ashpër punën e kësaj akademie, duke e cilësuar atë si pamja më kuptimplotë e rrënimit të shkencës shqiptare.

Sicred