KRYEFAQJA » LAJME » Rama në Peshkopi: Nëse votoni PS do të bëjmë katërfishin e atyre që janë bërë deri tani!
Rama në Peshkopi: Nëse voton PS do bëjmë katërfishin e atyre që janë bërë

Rama në Peshkopi: Nëse votoni PS do të bëjmë katërfishin e atyre që janë bërë deri tani!

Kryeministri dhe kreu socialist Edi Rama vazhdon të këmbënguli se PS, prej katër vitesh në pushtet, është e vetmja forcë politike që mund të çojë Shqipërinë përpara. “Të tjerët nuk kanë as vizion, as program, as skuadër, as lider. Të tjerët kanë vetëm një mundësi: të na kthejnë mbrapa” tha zoti Rama të mërkurën para banorëve të Peshkopisë.
Ai tha se në 44 muaj në qeverisje “ne kemi bërë gjithçka kemi mundur, por jo gjithçka duhej, sepse nuk mund të zhbëhej ajo që është bërë në çerek shekulli”. Zoti Ramai premtoi se nëse populli i beson PS pushtetin, qeveria do të bëjë në 4 vitet e ardhshme, 4-fishin e atyre që janë bërë deri tani.
Zoti Rama ju kthye edhe njëherë çështjes së reformimt të administratës. “Ne kemi mundësitë që të hapim portat e një administrate që t’iu shërbejë njerëzve e jo partive” tha ai.
Në Dibër një zonë e njohur bujqësore kryeministri Rama premtoi dhe investime për bujqësinë. “Ne do të financojmë 238 milionë dollarë për bujqësinë dhe fshatin, ndërsa me 100 milionë të tjera do të fokusohemi për rrugët që lidhin fshatin me tregun” tha ai.
“Kemi dhënë provën se e kemi bërë Shqipërinë një vend të denjë, që mund ta çojë flamurin e Ismail Qemalit në oborrin e familjes europiane. Kemi ndërmarrë reforma që kanë vendosur themelet e shtetit modern dhe vota e 25 qershorit do të vendosë nëse ne do të vazhdojmë ta ndërtojmë këtë shtëpi” u tha zoti Rama banorëve të Peshkopisë.

Sicred