KRYEFAQJA » LAJME » Rama në parlament: “PS rron një mijë vjet në pushtet po të jetë për këta”
Rama në parlament: "PS rron një mijë vjet në pushtet po të jetë për këta"

Rama në parlament: “PS rron një mijë vjet në pushtet po të jetë për këta”

Opozita e djathtë shqiptare ka reaguar menjëherë sapo ish ministri i brendshëm Saimir Tahiri deklaroi dorëheqjen e tij si deputet. Kreu i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho, tha në kuvend se dorëheqja e Tahirit ka ardhur pas prishjes së provave. Nga ana e tij ish kryeministri Berisha tha jashtë parlamentit se bota po kërkon dorëheqjen e Ramës dhe jo të Tahirit.
Opozita braktisi sallë e parlamentit, por kryeministri Edi Rama reagoi duke thënë se “Prania juaj nuk i shton asgjë seancës”.
Duke komentuar deklaratat e opozitës lidhur me “Çështjen Tahiri” dhe reagimin ndërkombëtar, zoti Rama tha se “Opozita eksporton kodra dhe male me baltë kundër Shqipërisë”. “Këta janë baba e rrenës dhe nona e shpifjes. Një vend anëtar i peshës së Gjermanisë, nuk mund të jetë një burim budallallëqesh sikur është kjo opozitë e përfaqësuar sot” tha zoti Rama.
Për kryeministrin socialist “PS rron një mijë vjet në pushtet po të jetë për këta”. “PS Shqipëria sot nuk ka lidhje me çfarë thonë këta. Këta janë provuar, në dy martesa, por i kemi dhe do t’i mbajmë këtu, gjithmonë e më pak. Këta PS nuk i afrohen dot në asnjë rrugë. Këta janë vari llamarinën”, tha zoti Rama.

Sicred