KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Rama në Orikum: Shqipëria të kthehet në një destinacion kryesor i ofertave turistike
Rama në Orikum: Shqipëria të kthehet në një destinacion kryesor i ofertave turistike

Rama në Orikum: Shqipëria të kthehet në një destinacion kryesor i ofertave turistike

Kryeministri Edi Rama shprehu shpresën se masat e marra së fundit nga qeveria në mbështetje të turizmit do të ndihmojnë në zhvillimin e mëtejshëm të tij. Duke folur në Orikum, në një cermoni me rastin e hapjes së sezonit turistik veror zoti Rama tha se: “Reduktimi i taksës për turizmin nga 20 për qind në 6 për qind, si dhe heqja e TVSH për dhjetë vjet për hotelet e reja me 4-5 yje janë iniciativa të qarta për mbështetjen që qeveria jep për zhvillimin e mëtejshëm të këtij sektori”.
Zoti Rama këmbëngul se qeveris synon ta kthejë Shqipërinë në një destinacion kryesor të ofertës mesdhetare për tregjet ndërkombëtare të turizmit. “Ky sezon do të jetë një hap i madh përpara jo vetëm për sa i përket numrit të rritur ndjeshëm të turistëve, po edhe sepse kemi një plan të detajuar pune të ministrive për të përmirësuar sezonin në shumë drejtime deri dje problematike” ka deklaruar ai.
Por në fjalën e tij në Orikum, zoti Rama ka përmendur edhe dy iniciativa që kanë tërhequr më shumë vëmendje, ndërtimi i një tuneli në Llogara si dhe aeroportin e Vlorës. “Tuneli është një domosdoshmëri strategjke për të përshpejtuar lidhjen me pjesën tjetër, ndërsa aeroporti i Vlorës, do të jetë një portë e re hyrëse dhe dalëse për Shqipërinë, duke thënë lehtësi për të gjithë udhëtarët e zonës së jugut dhe turistët që duan të vijnë këtu. Kam bindjen se do ta realizojmë më shpejt nga sa parashikohet dhe uroj që të dalë siç unë kam bindjen” tha kryeministri Rama.

Sicred