KRYEFAQJA » LAJME » Rama në Mifol: Të shpëtojmë jetët e njerëzve!

Rama në Mifol: Të shpëtojmë jetët e njerëzve!

Kryeministri Edi Rama ka qëndruar në mesditë në urën e Mifolit, midis Fierit dhe Vlorës, për të monitoruar situatën e krijuar nga rreshjet. Nga kjo zonë e cila pritet të jetë epiqendra e përmbytjeve zoti Rama u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të jenë të vëmendshëm dhe tu përgjigjën kërkesave për tu evakuar dhe për tu spostuar. “Të shpëtojmë jetët e njerëzve, sa të mundemi bagëtitë dhe më pas kur vjen dielli vjen pjesa tjetër e bilanceve” tha zoti Rama. Ai shtoi se qeveria ka treguar gatishmëri maksimale, ndonëse mundësitë janë të kufizuara në këtë situatë. Kryeministri shprehu keqardhjen që një punonjës i OSHE ka humbur jetën në krye të detyrës dhe i shprehu familjes ngushëllime.

 

Sicred