KRYEFAQJA » LAJME » FIFA Rusi 2018 » Rama në mbështetje të Xhakës dhe Shaqirit çel llogarinë “MOS KINI FRIKE NGA SHQIPONJA”
Rama në mbështetje të Xhakës dhe Shaqirit çel llogarinë "MOS KINI FRIKE NGA SHQIPONJA"

Rama në mbështetje të Xhakës dhe Shaqirit çel llogarinë “MOS KINI FRIKE NGA SHQIPONJA”

Gjoba prej 10 mijë frangash që FIFA u ka vendosur dy futbollistëve shqiptarë Xhaka e Shaqiri, për xhestin e tyre përshëndetës me shqiponjën dykrenore gjatë shënimit të golave ndaj Serbisë në “Rusi 2018”, nga kryeministri shqiptar Edi Rama është konsideruar absurde. “MOS KINI FRIKE NGA SHQIPONJA” është emri i llogarisë bankare ku gjithkush mund të japë një kontribut simbolik, për të paguar gjobën absurde të FIFA-s ndaj Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit” shkruan zoti Rama.
“Shenja e duarve shqiponjë është shenja jonë dalluese e komunikimit në raste gëzimi dhe me keqardhje për ata që e keqinterpretuan shenjën e gëzimit krejt spontan nga një moment i bukur sportiv” spjegon ai. Kryeministri shqiptar ndërsa lajmëron se në Raiffeisen Bank është hapur llogaria “MOS KINI FRIKE NGA SHQIPONJA” bën të ditur se “Kjo llogari u hap falë nxitjes së shumë miqve të këtij rrjeti social nga e gjithë bota, si falenderim e mirënjohje për dy sportistët që ngritën peshë në një gëzim sportiv miliona shqiptarë”.

Sicred