KRYEFAQJA » LAJME » Rama në Lezhë: Votoni PS! Ajo di të bëjë shtet!
Rama në Lezhë: Votoni PS! Ajo di të bëjë shtet!

Rama në Lezhë: Votoni PS! Ajo di të bëjë shtet!

Kryeministri dhe kreu socialist Edi Rama ka bërë thirrje për të votuar kandidatët e PS, kësaj force politike që sipas tij ka treguar se di të bëjë shtet. Në një takim me fermerët e zonës se Fishtës në Lezhë, zoti Rama tha se të gjithë qytetarët të votojnë për njerëzit që provojnë së bëjnë punën. “Të zgjedhësh midis atyre që janë po ata që e çuan Shqipërinë njëherë në ’97-tën, njëherë në buzë te kolapsit në 2013, dhe nesh që dimë të bëjmë shtet, është si të zgjedhësh të shkosh para apo prapa” tha ai.
Edhe një herë zoti Rama përsëriti se PS synon të ketë 71 deputetë, duke bërë të mundur që ajo të ketë e vetme timonin e shtetit në katër vitet e ardhshme, sepse vetëm kështu ajo do të mund t’u shërbejë njerëzve ashtu siç duhet.
Ndërsa në një takim me biznesmenë në Shëngjin, kryeministri Rama iu kundërpërgjigj deklaratave të demokratëve për pjesëmarrjen e administratës në fushatë. Sipas tij, jashtë orarit të punës, njerëzit janë të lirë të bëjnë çfarë të duan.

Sicred