KRYEFAQJA » LAJME » Rama në Laprakë, koment për arrestimet e bujshme të policisë
Rama në Laprakë, koment për masat e bujshme të policisë

Rama në Laprakë, koment për arrestimet e bujshme të policisë

Kryeministri Edi Rama komentoi për herë të parë në publik arrestimet e bujshme të policisë së shtetit gjatë dy ditëve të fundit, ndërkohë që paralajmeroi një tjetër operacion, me rezultatet e të cilit publiku sipas kreut të qeverisë do të njihet ditën e nesërme. “Nesër besoj publiku do të njihet me rezultatin e një tjetër operacioni që është në vijim dhe do të vazhdojë intensivisht deri kur i forti i fundit i këtij vendi ta kuptojë se nuk ka të fortë kur del nga shtëpia. Kur del nga shtëpia, i fortë është komuniteti, nuk është asnjë person që i bën karshillëk komunitetit” tha zoti Rama. “Nuk ka për të qenë problemi i komunitetit apo i shtetit kur të fortët dalin nga shtëpia, por ka për të qenë problemi i të fortëve kur të hapin derën e shtëpisë dhe kur të kalojnë pragun, që ne do t’i detyrojmë që o të vihen në resht dhe të respektojnë ligjin e këdo qoftë, qoftë grua, i moshuar, ose vajzë, ose ka vetëm një vend për ta, aty ku shkuan sot ata që janë aty brenda dhe ku do të shkojnë të gjithë ata që nuk duan të rrinë brenda kornizave të ligjit. Historia që filani dhe fisteku, apo ai fis apo ky fis, na paska makina, na paska muskulaturë të zhvilluar do të mbarojë në këtë vend” tha zoti Rama.

Një tjetër paralajmërim të prerë, Kryeministri e ndau me bizneset që tregtojnë pije alkoolike për të miturit. Në takimin me gra e vajza në Laprakë, që kishte në qendër nismën ligjore të mbylljes së pikave të basteve, Rama pohoi po ashtu për herë të parë se kumari ishte kthyer në rrezik për sigurinë kombëtare. Nisma ligjore për mbylljen, në 31 dhjetor të të gjitha pikave të basteve, do të miratohet këtë të enjte në kuvend, pas më shumë se 10 ditësh diskutimesh me protagonisti kryesor vet Kryeministrin. Se për këtë temë kam folur shumë, kam dalë shumë në televizor, mos u habisni shumë shpejt kur t’ju dal dhe në frigorifer” tha me humor kryeministri.

Sicred