KRYEFAQJA » LAJME » Rama: Ne kurajo, dinjitet e mirëkuptim me Greqinë në interes të Shqipërisë
Rama: Ne kurajo, dinjitet e mirëkuptim me Greqinë në interes të Shqipërisë

Rama: Ne kurajo, dinjitet e mirëkuptim me Greqinë në interes të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama, fton të gjithë ata që janë dyshues në lidhje me negociatat që Shqipëria po zhvillon me Greqinë, të tregojnë durim deri në finalizimin e marrëveshjes. Në një reagim në mediat sociale, kryeministri shkruan jo pa ironi:”Patriotë me çizme e çamëristë të sapongjizur në kazanin politik e mediatik, pasi i lanë poturet për çerek shekulli varur në telin e fqinjit dhe harruan edhe detin në shtëpinë e tij, na janë ndezur sot flakë e zjarr për të bërë shkrumb e hi qeverinë, në turrën e akuzave për tradhëti!”.
Kryeministri Edi Rama, i cili pati në Davos pati një takim të frytshëm me homologun e tij grek Tcipras, i ftoi akuzuesit e tij të tregojnë durim dhe të presin finalizimin e negociatave, me marrëveshjen e partneritetit strategjik me Greqinë. “Janë të mjerë që meritojnë veç mëshirë, po kujt ndër ju shqetësohet prej çizmeve të patriotizmës së tyre pa din e as iman, i them bëj durim edhe pak e prit, sa të shkruhen gjërat e zeza mbi të bardhë në dokumentet e marrëveshjes së re me fqinjin. Dhe ndërkohë mos dysho hiçfare se ne që ditëm t’i hapim me kurajo e dinjitet, hesapet e 70 vjetëve me fqinjin, ne dimë edhe t’i mbyllim me dinjitet e mirëkuptim, në interes të Shqipërisë e të shqiptarëve pa dallim”,-shkruan kryeministri Rama në mediat sociale.

Sicred