KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Rama: Në korrik përfundon studimi për zgjerimin e rrugës Tiranë-Durrës

Rama: Në korrik përfundon studimi për zgjerimin e rrugës Tiranë-Durrës

Kryeministri Edi Rama ka shpalosur nga Durrësi projektet e reja që do të prekin këtë qark si pjesë e Paketës së Rindërtimit.
Kreu i qeverisë foli për rrugën Tiranë-Durrës duke lënë të hapur edhe mundësinë e zgjerimit të saj si dhe njoftoi se shumë shpejt do të nisë rindërtimi i linjës hekurudhore.
Por duke folur për punësimin, kryeministri Rama tha se pagat e ulëta janë problem jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë rajonin dhe kjo lidhet me produktivitetin e ekonomisë.
Kryeministri i shoqëruar edhe nga Ministri i Turizmit e Mjedisit Blendi Klosi si dhe nga Kryetari i Bashkisë Vangjush Dako kanë qenë në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në zonën e Porto-Romanos. Kreu i qeverisë tha se kjo fushë duhet mbyllur dhe të transformohet në një park të madh të qytetit të Durrësit.
Kryeministri ka folur edhe për Velierën duke lëshuar akuza në drejtim të atyre që protestuan kundër projektit, por edhe gjykatës që vendosi pezullimin e punimeve. Sakaq ai ka zhvilluar edhe një drekë me fermerë të Durrësit.

Sicred