KRYEFAQJA » LAJME » Rama në komunikimin javor: Gati struktura “Forca e Ligjit” kundër krimit të organizuar
Rama në komunikimin javor: Gati sturktura "Forca e Ligjit" kundër krimit të organizuar

Rama në komunikimin javor: Gati struktura “Forca e Ligjit” kundër krimit të organizuar

Qeveria shqiptare do të miratojë të hënën ngritjen e një Task Force në Policinë Shtetit, e quajtur “Forca e Ligjit”, e cila do të ndërmarri operacione afatgjate kundër krimit të organizuar në vend. Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama gjatë komunikimit javor të së djelës. “Një pjesë e kësaj strukture “Forca e Ligjit” do të jetë sekret dhe nuk do të ndahet me askënd, vetëm me agjencitë kombëtare dhe ndërkombëtare” tha zoti Rama. “Baza do të jetë me burime njerëzore vendasve dhe të huaja dhe aty do të jemi për të parë se kush e lufton dhe kush e mbron krimin” shpalli ai objektivin e këtij organizmi. “Mandati i ri që sapo ka nisur duhet të mbyllet me disa suksese për Shqipërinë që duam, ndër të cilët do të jetë mbyllja e epokës së pandëshkueshmëri, pa patllake, por edhe me kollare” tha zoti Rama.
Kryeministri socialist u shpreh se nisja e vettingut “më mbush me shpresë se prokuroritë nuk do të jenë më kishat dhe xhamitë pa zot, djathtas apo majtas kudo qofshin”. Zoti Rama bëri të ditur se Drejtori i FBI dhe të dërguarit e tij vijnë këtë javë në Shqipëri. Po ashtu edhe qeveria italiane dhe ajo gjermane, kanë sjellë ekspertët e tyre për operacionin “Forca e Ligjit” për të dhënë eksperiencën e tyre në Shqipëri për të luftuar krimin e organizuar dhe krimin ekonomik.
Në komunikimin javor zoti Rama premtoi edhe një herë se viti 2017 do ta nxjerrë Shqipërinë nga harta e vendeve të kanabisit. Duke ju referuar raportit të fundit për mbjelljen e kanabisit në vend, ai tha se kemi myllur një cikël të fitores së shtetit me krimin e organizuar. “Ka qenë një luftë e vështirë në një fushë ku policia është përplasur me paligjshmërinë dhe me krimin” tha zoti Rama, ndërsa akuzoi opozitën dhe segmente të medias që sipas tij kanë hedhur gjithë baltën e mundshme ndaj qeverisë dhe policisë.

Sicred