KRYEFAQJA » LAJME » Rama në Kavajë: “Ne do të qeverisim me një vullnet të hekurt dhe atdhedashuri të jashtëzakonshme”
Rama në Kavajë: "Ne do të qeverisim me një vullnet të hekurt dhe atdhedashuri të jashtëzakonshme"

Rama në Kavajë: “Ne do të qeverisim me një vullnet të hekurt dhe atdhedashuri të jashtëzakonshme”

Ndërsa fushata zgjedhore po shkon drejt fundit kryeministri Edi Rama, vazhdon të bëjë thirrje për bashkim masiv të votave për PS. Në Kavajë zoti Rama tha se çdo zhgënjimi i tyre në katër vjet është një arsye më shumë për të votuar PS dhe kandidatin e saj për kryetar bashkie. “Të djathtët nuk do të bëhen të majtë, askush nuk ua kërkon këtë, por në 25 qershor çdo zgjedhës përveçse është mbështetës i një partie apo një tjetre, është së pari anëtar i gjykatës popullore që do të vendosë se kë do marrë në punë. Në 25 qershor Shqipëria do një det kuq e zi, me një prespektivë të re nga njëra anë me një drejtësi të re dhe nga ana tjetër me një administratë shtetërore që ne do t’ia kthejmë qytetarëve” tha zoti Rama.
Kryeministri socialist dha garanci se pas kësaj fitoreje PS “… nuk do të qeverisim për disa kundër disa të tjerëve. Qeveria jonë nuk do të jetë qeveria e një pale dhe aksush nuk do të ndihet palë me dikë tjetër në qeverinë e re që do të dalë nga vota e 25 qershorit” tha zoti Rama. “Zotimi im solemn është se nëse do ta marrim këtë fuqi nga bashkimi i shqiptarëve pa dallime partiake ne do të qeverisim me një vullnet të hekurt dhe atdhedashuri të jashtëzakonshme” premtoi zoti Rama.
Me doza humori që kanë shoqëruar si rrallë herë fushatat zgjedhore në Shqipëri, zoti Rama tha “Sa i përket votës për Bashkinë e Kavajës nuk besoj se ka nevojë për shumë fjalë. Në fletën e bashkisë 1, në fletën për Shqipërinë 2, x lërjani në dorë Lulit, Titit, Benit dhe kaubojsit” tha ai mes borhoritjes.

Sicred