KRYEFAQJA » LAJME » Rama në Kamëz: Na jepni votën të përmbysim sistemin e parive në administratë!

Rama në Kamëz: Na jepni votën të përmbysim sistemin e parive në administratë!

“Për ne çdo familje shqiptare është mbi të majtën dhe mbi të djathtën dhe unë ju siguroj se nëse shqiptarët në 25 qershor do të sillen si çdo popull, ne do të bëjmë shumë më shumë në 4 vitet e ardhshme”. Deklarata është e kryeministrit dhe kreut të PS-së, Edi Rama, në një takim elektoral të shtunën në Kamëz, një bastion i njohur i demokratëve. “Unë nuk dua tju flas mënjanë. Dua t’ju them shumë thjesht: Shqipëria sot ka nevojë për çdo shqiptar që ka të drejtën të votojë. Fëmijët nuk kanë të drejtë të votojnë, por kanë të drejtë të kërkojnë nga çdo prind të votojnë kush është më e mira për ta” u tha zoti Rama banorëve të Kamzës. Ai tha se Kamza, është shembulli më kuptimplotë i dallimit mes modelit të qeverisjes socialiste dhe modelit të PD. “Deri në 2013-ën, në këtë zonë bastion të së djathtës dhe me numrin më të lartë të ndërtimeve pa leje, PD bëri vetëm 538 legalizime dhe shumica biznese, ndërsa nga viti 2014 deri sot jane bërë 5449 legalizime (97% shtëpi) dhe FALAS” kujtoi kryeminstri Rama. “Unë e di se dhe këtu në Kamëz ka familje që prej muajsh kanë marrë lejet e legazimit, por nuk marrin dot një hipotekë. Atëherë po ju them të gjithëve zgjidhni e merrni: Ose të bashkohemi për të bërë një revolucion kuq e zi dhe për ta përmbysur sistemin e partive në administratën e shtetit ose pastaj rrini në mëshirën e zyrave të partive të pushtetit” tha ai.

Sicred