KRYEFAQJA » LAJME » Rama në Kamëz: Bashkë për një qëllim!
Rama në Kamëz: Bashkë për një qëllim!

Rama në Kamëz: Bashkë për një qëllim!

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar mbrëmjen e së premtes vonë zonat e përmbytura në Bashkinë e Kamzës, ku ka bërë thirrje për bashkëpunim për të përballuar situatën. Zoti Rama është shoqëruar personalisht nga kryetari demokrat i Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu. Ai ka informuar kryeministrin se po investojnë në kolektorin e ujrave me fonde të bashkisë, por ato janë të pakta. Ai ka kërkuar financimin nga qeveria të projekteve për të dy kolektorët. Zoti Rama premtoi që  pas kalimit të situatës të studiohet me kujdes për problemet prioritare. “Jemi të gjithë bashkë për një qëllim, për të përballuar krizën. Me pas do te shohim me prioritet këto pika për të ndërhyrë” tha zoti Rama. Kryeministri njoftoi se “Vazhdon puna pa orar e pa ndalesë për të lehtësuar peshën e familjeve të prekura dhe për të përballuar një natë të vështirë veçanërisht në jug të vendit, ndërkohë që edhe në pikat kritike të Tiranës, si këtu në Kamëz, po punohet non stop në bashkëpunim të ngushtë pa dallime partiake për të bërë më të mirën e mundshme”.

Sicred