KRYEFAQJA » LAJME » Rama në Gramsh: Shqipëria që duam ka nevojë për popullin e bashkuar
Rama në Gramsh: Shqipëria që duam ka nevojë për popullin e bashkuar

Rama në Gramsh: Shqipëria që duam ka nevojë për popullin e bashkuar

Kryeministri socialist Edi Rama, e ka kthyer në lajtmotiv të fushatës zgjedhore thirrjen për të votuar masivisht PS. Nga Gramshi ai tha se një fitore e thellë e PS do ti hapi rrugën e revolucionit në administratën shtetërore aq shumë e nevojshme. “Sot, më shumë se kurrë, Shqipëria që duam ka nevojë për popullin e bashkuar. Vetëm të bashkuar mund të hapni rrugën e revolucionit në administratën shtetërore dhe mund të bëni të mundur që pas 27 vitesh, zyrat e shtetit të jenë zyra ku i shërbehet qytetarëve” tha zoti Rama.
Për kryeministrin në zgjedhjet e 25 qershorit ka diçka shumë më të rëndësishme se e majta dhe e djathta. “Kjo është Shqipëria, familja dhe e ardhmja e fëmijëve tanë. Që nga viti 1991 partitë vijnë tek ju për të marrë vota dhe përsërisin uljen e taksave dhe shpenzimet e mëdha. Prej vitit 1991 deri në vitin 2013, partitë morën votën tuaj, por shtetin e trajtuan si tepsi për pushtetin e tyre” tha zoti Rama. Ai u shpreh i bindur se me reformat e nisura “…mund të ndërtojmë shtëpinë e shtetit modern shqiptar”.
Kyeministri socialist premtoi se nën drejtimin e vetëm të partisë së tij, në katër vitet e ardhshme do të bëhet katërfishi i asaj që është bërë në këto 44 muaj. Ai tha se ekonomia do të rritet mbi 5 përqin në katër vitet e ardhshme, ashtu siç do të rritet punësimi, dhe paga minimale në 30 mijë lek të reja. Një vëmendje të veçantë në fjalimin e tij, zoti Rama ua kushtoi fermerëve, te cilëve u premtoi heqjen e TVSH-së mbi inputet bujqësore dhe dhënien e çertifikatave të tokave për ta.

Sicred