KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Rama në “Global Positive Forum”: Ekonomitë e dijes, janë ekonomitë e të ardhmes
Rama në "Global Positive Forum": Ekonomitë e dijes, janë ekonomitë e të ardhmes

Rama në “Global Positive Forum”: Ekonomitë e dijes, janë ekonomitë e të ardhmes

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar angazhimin e për tu pëballur me sfidat qe ka Shqipëria që shqiptarët të bëjnë një jetë sa më të mirë. Zoti Rama ishte të premten pas dite në “Global Positive Forum”, organizuar në Paris nën kujdesin e Presidentit francez Emanuel Macron.

Tema e diskutimit ishte “Nxitja e ekonomive pozitive në vendet në zhvillim”, për të cilën zoti Rama tha se këto aktivitete promovuese janë një dëshmi e rëndësishme e miqësisë mes vendeve. “Jetojmë në një botë që përballet me probleme dhe sfida, por e drejta për të udhëhequr është ndër privilegjet më të mëdha që populli mund t’i japë dikujt” tha kryeministri shqiptar duke ju referuar fitores së PS në zgjedhjet e 25 qershorit.

“Unë e nis çdo ditë duke i bërë vetes këto dy pyetje thelbësore: – A jam duke e ndihmuar popullin tim dhe vendin tim që t’u bëjë ballë këtyre sfidave? – A jam duke e ndihmuar popullin tim që të bëjë një jetë më të mirë?”. “Nuk është e lehtë, pa dyshim, por këto dy pyetje janë si dy yjet e mi orientuese” shtoi më tej zoti Rama.

Por për kryeministrin shqiptar “Në zemër të gjithçkaje” është ekonomija dhe në zemër të ekonomisë moderne është dija. “Nëse bëjmë sot e kurdoherë diferencat midis vendeve, vendet nuk ndahen midis atyre që kanë, por sa dinë të bëjnë dhe ekonomitë që dinë të bëjnë, ekonomitë e dijes janë ato më të arrirat, janë ato ekonomitë e së ardhmes” tha kryeministri shqiptar Edi Rama.

Ai nënvizoi se diaspora është një prej pikave të forta. “Jemi shumë krenarë për bashkëkombësit që janë dalluar në dhe të huaj për artet, shkencën e teknologji, e ata janë lidhja më e mirë që kemi me botën. Shumë prej tyre janë rikthyer në shtëpi dhe na mundësojnë të mësojnë nga ajo që ata kishin mësuar” tha ai.

Për kryeministrin Rama Shqipëria nuk duhet të përfaqësojë më korrupsionin e kriminalitetin, por kreativitetin dhe inovacionin. “E di që mund ta bëjmë sepse ndryshimet po ndodhin që tani!” tha ai. Duke drejtuar ftesën pët të vizituar Shqipërinë, zoti Rama tha se “Ne kemi nevojë për ju që të na ndihmoni të orientohemi në pikat tona të forta, në mënyrë që imazhi i vjetër të zëvendësohet nga një imazh i ri”.

Më herët, kryeministri Rama ishte i pranishëm edhe në premierën e filmit “Tranzicion-Art dhe Pushtet në Shqipëri”, shfaqur në qendrën Pompidou në Paris.

Sicred