KRYEFAQJA » LAJME » Rama në Gjirokastër: Zgjidhje për problemin shumëvjeçar të rrëshqitjeve të dheut
Rama në Gjirokastër: Zgjidhje për problemin shumëvjeçar të rrëshqitjeve të dheut

Rama në Gjirokastër: Zgjidhje për problemin shumëvjeçar të rrëshqitjeve të dheut

Gjirokastra ka qenë ndalesa e rradhës së kabinetit qeveritar. Pas mbledhjes, Kryeministri Edi Rama, njoftoi se qeveria ka përfunduar projektin për ndërhyrjen e plotë në lagjet që rrezikojnë nga rrëshqitjet e dherave në Gjirokastër. Kreu i qeverisë është treguar kritik me punën e bashkisë së këtij qyteti, që sipas tij duhet të kishte treguar më shumë gatishmëri për këtë probelmatikë. Nga Gjirokastra, Kryeministri Edi Rama lajmëroi se qeveria ka gati projektin për ndërhyrjen e plotë që i jep zgjidhje problemit shumëvjeçar të rrëshqitjeve të dheut në këtë zonë. Për çështjen në fjalë, Rama nuk kurseu kritikat ndaj kryebashkiakes së Gjirokastrës, e cila vjen nga rradhët e LSI-së. Rama u shpreh :  “Projekti është studiuar nga qeveria. Ne jemi angazhuar ta bëjmë të plotë ndërhyrjen dhe ta zgjidhim njëherë e mirë atë problem në atë pikë të qytetit, i cili është një shqetësim real për ata banorë”. Në konferencën me gazetarët, Kryeministri u ndal gjatë edhe tek investimet nga ku veçoi nisjen e punimeve për ndërtimin brenda këtij viti të “bypass”-in e Tepelenës, si edhe të rrugës Kardhiq-Delvinë. Pas mbledhjes së qeverisë, Rama vijoi turin e llogaridhënies me qytetarët në Gjirokastër.

Sicred