KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Rama në forumin e biznesit: Ta bëjmë Shqipërinë një Itali të vogël
Rama në forumin e biznesit: Ta bëjmë Shqipërinë një Itali të vogël

Rama në forumin e biznesit: Ta bëjmë Shqipërinë një Itali të vogël

Shqipëria po synon të reduktojë procedurat burokratike të biznesit për tu bërë një vend tërheqës për investitorët e huaj, veçanërisht ata italianë. Deklarata është bërë nga kryeministri shqiptar Edi Rama gjatë punimeve në Tiranë, të Forumit të Biznesit Shqipëri-Itali. “Shqipëria ka avantazhin që taksat janë shumë më të ulëta dhe burokracia po ashtu. Janë dy gjëra që bëjnë të vuajnë shumë sipërmarrësit në Itali prej shumë vitesh dhe që në Shqipëri nuk janë edhe aq të rënda” tha zoti Rama.
Në forum morën pjesë 200 delegatë dhe rreth 350 sipërmarrës italianë. “Vetëm në këtë sallë ku po zhvillohet ky forum, janë 20 miliardë euro. Shpresoj shumë që ndonjë euro nga të gjitha këto të mbetet në Shqipëri në formën e investimeve, sepse Shqipëria është një vend që rritet, por edhe sepse është një vend ku italianët ndodhen vërtetë në shtëpinë e tyre” tha zoti Rama.
Ndër sektorët që kryeministri Rama veçoi si më të rëndësishmit ishin energji, naftë, minerale, bujqësi, në mënyrë të veçantë në sektorin agroushqimor. “Por ajo që ne po përjetojmë këtë periudhë, që sipas nesh ka hapësira ku mundësitë janë të shoqëruara nga një kërkesë shumë të fortë, është ajo e turizmit. Ka vërtetë shumë për të bërë në këtë fushë, ndërsa çdo vit ka rritje të kërkesës, e paarritshme nga pikëpamja e ofertës. Tur operatorët refuzojnë 5 për qind të kërkesës” tha ai.
Kryeministri sqhiptar premtoi që në 5 ose 10 vitet e ardhshme, turizmi do të jetë kantieri më i rëndësishëm i Shqipërisë. “Kushdo që do të investonte në një strukturë me 4 ose 5 yje do të ketë 10 vjet pa asnjë taksë. Zero taksë ndërtimi, pronësie, taksë për fitimin, vetëm TVSH 6 për qind. Dhe më pas do të ketë edhe licencën falas për kazinotë dhe marinën” tha kryeministri Rama.
Duke ju drejtuar pjesëmarrësve në forum zori Rama informoi “… se jemi duke zhvilluar një proces rregullimi duke menduar që të asgjësojmë shumë pengesa burokratike, duke reduktuar kohën e nevojshme për një ndërmarrje që të filloj aktivitet të vetin këtu”. “Ne duam të jemi anëtar të BE-së, por për mua do të ishte objektiv i arritur nëse do ta bëjmë Shqipërinë një Itali të vogël, efikase. Do të ishte maksimumi për ne” tha kyeministri shqiptar Edi Rama. Sipas zyrtarëve italianë,  Italia ka 3 miliard e gjysëm euro investime në Shqipëri me 280 ndërmarrje që kontrollohen nga sipërmarrës italianë.

Sicred