KRYEFAQJA » LAJME » Rama: Në fokus puna e administratës shtetërore

Rama: Në fokus puna e administratës shtetërore

Pas fitores historike në zgjedhjet e 25 qershorit, kryeministri socialist Edi Rama po hedh hapa drejt programit të qeverisë së tij të re. Të shtunën ai ka njoftuar nëpërmjet rrjeteve sociale se të hënën do të takohet me deputetët e rinj dhe kandidatët për deputetë, për të nisur gjatë korrikut turin e dëgjesave në bazë të çdo qarku. Në fokus do të jetë puna e administratës shtetërore. “Të gjitha të dhënat e mbledhura për institucionet dhe zyrat e shtetit, do të analizohen imtësisht qark për qark. Mbi bazën e tyre do të përgatitet një raport ku do pasqyrohet cilësia e punës, niveli i shërbimit dhe reputacionit publik të çdo dege të administratës shtetërore e të çdo drejtuesi përkatës. Ky raport do të jetë në tryezën e Qeverisë së Re që në ditën e parë të punës, si një nga dokumentat bazë që do t’i shërbejnë operacionit të çuarjes së tepsisë për skrap” spjegoi zoti Rama.
Gjatë gjithë fushatës zgjedhore zoti Rama premtoi se do të krijonte një administratë moderne që do të ishte në shërbim të njerëzve dhe jashtë ndikimeve partiake. “Na jepni votën të përmbysim sistemin e partive në administratë!” është shprehur ai.

Sicred