KRYEFAQJA » LAJME » Rama në Finiq: Do të çojmë përpara regjistrimin e tokave dhe dhënien e titujve të pronësisë!
Rama në Finiq: Do të çojmë përpara regjistrimin e tokave dhe dhënien e titujve të pronësisë!

Rama në Finiq: Do të çojmë përpara regjistrimin e tokave dhe dhënien e titujve të pronësisë!

Kryeministri socialist Edi Rama ka premtuar se do të çojë përpara regjistrimin e tokave dhe dhënien e titujve të pronësisë për çdo familje. Duke folur të dielën në Finiq, në jug të Shqipërisë ai tha se kjo është një sfidë morale e maxhorancës së majtë. “Do të çojmë përpara dhe proçesin e regjistrimit të gjithë tokave dhe do ti japim titullin e pronësisë mbi tokën çdo familje. Kjo këtu për ne është dhe një sfidë morale, sepse shumë janë folur, shumë llogje dhe shpifje janë bërë lidhur me raportin tonë me minoritetin”. Ai tha se procesi i legalizimeve në këtë zonë ka ecur me ritme të shpejta. Në dy vitet e fundit janë bërë 300 legalizime, 99 përqind prej të cilave janë shtëpi.
Zoti Rama hodhi poshtë akuzat ndaj qeverisë së tij se ajo ka pushtuar tokat e minoritarëve. “Llogjet dhe shpifjet bëhen nga ata që minoritetin e kanë përdorur dhe e përdorin vetëm për politikë. Ndërkohë që e vërteta është që ne jo vetëm kurrë nuk na shkon në mend që të cënojmë të drejtat e pronës së minoritetit, por përkundrazi ne kemi bërë të mundur që si askund në rajon, as në Greqi nuk ndodh kjo dhe askund tjetër, ne tu njohim zonave minoritare të drejtën të kenë bashkinë e tyre” tha zoti Rama. “Ju sot keni bashkinë e Finiqit!” ju drejtua ai banorëve të zonës.
Në konteksin e përpjekjeve të maxhorancës së majtë për të çuar përpara Reformën në Drejtësi, kryeministri socialist tha se kaosi me pronat është “rezultat i një sistemi drejtësie që ka 27 vjet që është pazar i gjësë së gjallë”. “Shejtani pa bukë është në gjykatë. Duhet të nxjerrim shejtanin nga gjykatat. Është shumë e rëndësishme që ne të bëhemi të gjithë bashkë për të nxjerrë shejtanin nga gjykata” tha zoti Rama.

Sicred